Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takaur me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Ambasadorit Szunyog, ia ritheksova se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, për shkak të papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti, e cila po vazhdon të marrë vendime të pamatura dhe po tenton të cenoj pavarësinë e institucioneve më të larta juridike dhe ekonomike në vend.”, ka shkruar kreu I PDK-së.
PDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, dhe si lidere e opozitës do të vazhdojë të luaj rol konstruktiv në mirëmbajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...