Krasniqi: “Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza”

12:51 | 22 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit do të përcillet ndër breza si shembull i sakrificës për liri.

“Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci”, ka shkruar Krasniqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme