Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se partia që ai drejton ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Krasniqi tha se sipas PDK-së, afati i fundit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve duhet të jetë 7 korriku.
“Kam besuar që data më e mirë, edhe për simbolikë ka qenë 9 qershori, sepse me 9 qershor mbahen edhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kosova duke qenë vend i sanksionuar nga BE-ja edhe duke pasur popullin më pro-evropian dhe pro-amerikan ne e kishim dhënë edhe një shembull që po i mbajmë zgjedhjet në të njëjtën ditë më BE-në dhe kjo dritare iku. Në takimin që e kam pasur me Kurtin unë i kam tregu që ne besojmë se për qytetarët e Kosovës datat më të përshtatshme janë 23-30 qershor, ndërsa data e fundit mund të jetë 7 korriku. Sot mund të kemi mundësi të diskutojmë kryesisht për 30 dhe 7 dhe kemi kohë deri të fund të javës së ardhshme”, tha Krasniqi në Rubikon.
Ai tha se PDK beson se stina e verës nuk do duhej të ishte opsion për mbajtën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nuk mund t’i maltretojmë qytetarët tanë e as bashkatdhetarët në stinën e verës, sepse kjo është stinë e familjes në traditën tonë, përfundon viti shkollor, njerëzit kanë plane, gazmende familjare, dasma, pushime verore etj, dhe normalisht që kurrë s’kemi mbajt zgjedhje në një kohë të tillë, zakonisht zgjedhjet i kemi mbajt në pranverë-vjeshtë, ka ndodhur në dimër, tash do t’i binte formalisht verë, por do të ishte krejt fillimi i verës. Për t’i arritur këto dy data dritarja përfundon me datën 30 maj, sepse afatet kushtetuese janë ato që na e imponojnë, s’do të ishte e drejt pastaj të hyjmë në data tjera”, tha Krasniqi.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit