Partitë politike kanë lejuar pjesëmarrjen në të madhe të fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Kështu u tha në një konference për media Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” e cila ka prezantuar raportin përfundimtar mbi Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017 si dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore.
“Prania e fëmijëve në aktivitete politike në 32% të aktiviteteve përkatësisht 3653 fëmijë janë evidentuar prej vëzhguesve tanë gjatë fushatëz zgjedhore”, ka thënë Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas Krasniqit edhe pjesëmarrja e grave në këto zgjedhje ka qenë e ulët.
“Vetëm 17% ka qenë pjesëmarrja e grave si publik në tubimet e partive politike, kurse 18% kanë pasur raste të jenë si folëse në tubimet partiake, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje