Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka publikuar sot të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovës ku është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e vendit tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë për taksa e tatime dhe kurrë më mirëqenie s’kanë pasur, shkruan Arbresh.info.
Tutje, kreu opozitar tha se Qeverisë nuk i mjaftoi rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% , prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %.
“Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %. Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur.”. ka shkruar ai. /Arbresh.info/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...