Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është shprehur skeptik se do të mund të këtë një marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, me kushtin që Serbia ta njoh Kosovën shtet të pavarur.
Në emisionin në RTK, Kraja tha se asgjë nuk ka ndryshuar në Serbi që recidivistët e Millosheviqit ta njohin Kosovën.
Kraja ishte kritik për ata që kanë marrë pjesë në dialog, duke thënë se nuk ka pasur transparencë posaçërisht nga ana e Kosovës. Sipas tij marrëveshjet është dashur të sqarohen mirë sepse ka dykuptimësi. Kraja tha se ASHAK ka bërë publike marrëveshjet dhe sipas tij ajo çfarë mungon është sqarimi i tyre në detaje, në mënyrë që të mos ketë mundësi interpretimesh të ndryshme.
Tutje kryetari i ASHAK-ut, u shpreh i habitur me trajtimin që bashkësia ndërkombëtare ia bën Serbisë duke mos i bërë presion të madh, por kjo i bëhet Kosovës. Ai kërkoi që nëse Kosova nuk trajtohet e barabartë në këtë proces edhe të mos marrë pjesë fare.
“Nëse nuk ka një barabarësi, dhe ka tendencë që viktima dhe agresori të trajtohen njësoj, atëherë të refuzohet krejt ky dialog i kësaj forme”, tha Kraja. Sipas kreut të ASHAK-ut, dialogu është kthyer në piken zero sidomos në kohen kur u hap debati për ndarjen e Kosovës.
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...