Google ADS

Kraja: Iniciativa “Open Balkan” e mbyllur, Rama ta kuptojë se Serbia na çon në drejtim të gabuar

19:04 | 31 Mars 2022
L G

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Akademiku Kraja e konsideron të mbyllur iniciativën për Ballkanin e Hapur pas zhvillimeve në Ukrainë dhe pozicionimin e Serbisë krah Rusisë.

“Pas qëndrimit të Serbisë në raport me Rusinë, tregoi se iniciativa ‘Open Balkan’ është e mbyllur. Ai plan që thotë se Serbia është lider i Ballkanit në planin ekonomik dhe politik, do të duhej të mbyllet pasi Serbia u rreshtua në anën e agresorit”, tha ai në një intervistë në “Përballje”.

“Serbia, pos mbështetjes propagandistike, merr edhe mbështetje ushtarake nga Rusia. Nuk i takon më Serbisë të luajë rolin e liderit në Ballkan. Edi Rama duhet ta kuptojë se Serbia është identifikuar si një lider që na çon në drejtim të gabuar”.

“Problemi nuk është më kalimi i kufirit me letërnjoftime. Këto janë probleme të mëdha politike, që realisht i shkelmoi Vuçiqi”.

Kraja megjithatë thotë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Serbinë sikurse deri më tani, pavarësisht qëndrimit ndaj Rusisë.

“Megjithatë, në aspektin historik Serbia dështoi në rimarrjen e vetes në një periudhë të ndjeshme për Ballkanin. Janë duke parë edhe vet serbët në Serbi që kësaj radhe bënë një gabim”, deklaroi Kraja.

Të ngjashme