Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën

21:51 | 14 Maj 2021
L G

Akademiku Mehmet Kraja, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk qëndron në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.

Kraja shkrimin e tij e filloi me kritika ndaj disa juristëve dhe analistëve, që sipas tij, po tentojnë ta paraqesin Marrëveshjen e Asociacionit si marrëveshje ndërkombëtare, e cila qëndron mbi ligjet dhe vetë Kushtetutën e Kosovës.

“Jo dhe jo, nuk është e vërtetë”, ka theksuar Kraja. Tutje, Kraja tha se kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por jo në atë të Serbisë.

Sipas tij, efekti juridik i marrëveshjes ndërkombëtar është nul (i pavlefshëm).

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të akademikut Kraja:

MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN

Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!

Të ngjashme