Google ADS

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova po bën më shumë testime për kokë banori”

11:38 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

E gjithë bota po përballet me pandeminë e Covid-19.

Edhe Kosova si një vend i prekur, për momentin ka 135 raste të konfirmuar me koronavirus, gjersa ka shënuar një viktimë e 16 të shëruar.

Se Departamenti i Mikrobiologjisë ka kapacitete për të testuar të gjithë ata persona që kanë indikacione epidemiologjike e thotë për arbresh.info, shefi i këtij departamenti Xhevat Jakupi.

“Për momentin, Departamenti i Mikrobiologjisë ka të gjitha kapacitetet për t’i testuar të gjithë personat sipas indikacioneve  epidemiologjike”, ka thënë Xhevat Jakupi.

Ndërkohë për numrin e testimeve për kokë banori, Dr Jakupi thotë se Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajoni.

“Po, po testohet secilën ditë, ku vetëm dje janë kryer afro 200 testime, dhe jemi relativisht mirë, sepse nëse e marrim parasysh Kosovën deri dje janë testuar gjithsej 1800 mostra, e nëse e marrim shembull rajonin e Shqipërisë, që ka popullatë gati 3 milionë banorë, deri dje i kanë testuar 2000 teste. Në krahasim me Shqipërinë, për kokë banori jemi duke testuar shumë më shumë, dhe po ashtu edhe me shtete të tjera të rajonit, kështu që të gjithë personat që kanë ndonjë indikacion epidemiologjik, testohen”, u shpreh ai.

E i pyetur se arritja e një pjese prej shtatë mijë testeve a ka ndikuar në rritjen e testimeve, shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë thotë se po testohet më shumë se që ka raste.

“Relativisht po testohet shumë më shumë,  se sa vërtet që ka raste, sepse shihet se prej afër 1800 mostrave, shumë pak janë pozitive, dikun 7 apo 8 për qind, kështu që 92 për qind, është negativ rezultati, kjo tregon se po testohet shumë më shumë se sa realisht që ka indikacione, edhe pse marrja e mostrave bazohet gjithmonë te rastet suspekte  dhe të gjitha kontaktet që kanë qenë suspekte”.

Kurse IKSHPK bën të ditur se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetë-izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme