Google ADS

Krahasohet ndërhyrja e Beogradit në zgjedhjet në Kosovë, me ndëhyrjen e Kurtit në Shqipëri

12:02 | 12 Prill 2021
M. A.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media ka thënë se përkushtimi i kryeministrit Kurti për fushatën zgjedhore në Shqipëri është një precedent i dëmshëm për dy vendet, shkruan arbresh.info.

Në një konferencë për media, i pyetur se a po legjitimohet prezenca e Listës  Serbe në Kosovë nga pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri, Tahiri tha se si opozitë do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme që të ndalohet ndikimi i Beogradit në Kosovë.

“Ne si opozitë do t’i përdorim të gjitha mjetet e nevojshme që në asnjë rrethanë Beogradi të mos ketë ndikim  në jetën tonë përmes Listës Serbe. Mirëpo sot një precedant i tillë që po ndodhë në Shqipëri nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është i dëmshëm edhe për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme