Krahas sportit edhe kultura po siguron njohjen e Kosovës

13:03 | 5 Prill 2021
A Z

Vullnetarisht pasurojnë dhe mbajnë gjallë folklorin me valle.

Në çdo paraqitje vendore e ndërkombëtare ata kanë renditur çmimet nëpër manifestimet e tyre.

Por, talentet e tyre i paraqesin edhe përmes pianos dhe këngëve popullore.

“Unë e kom përfundua fakultetin  muzikës dhe rusisht i kom pas disa shoqe edhe shok këtu në ansambël edhe jo mardh vullnetarisht jomë bashkëngjit”, thotë Kastriot Zeqiri udhëheqë i ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”.

100 anëtarët e ansamblit nga Vitia kanë gjetur përkrahje të madhe nga drejtori Arsim Abazi.

“Javën e kaluar jemi pranuar në organizatën botërore të folklorit dhe jemi përfaqësues për Kosovë”.

Vitin e kaluar shteti Grek ka njohur simbolet e Kosovës shkaku i pjesëmarrjes së ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”.

Shumë vite brenda ansamblit “Kemajl Azizi” është edhe Burhan Nebiu.

“Që 10 vite gati jomë pjesë e ansamblit dhe jemi vullnetarisht këtu marrim pjesë”.

Ndonëse shtete të ndryshme nuk vazhdojnë ta njohin Kosovën si shtet, krahas sportit duket se kultura është ajo që po triumfon./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme