Edhe pas më shumë se 25 vitesh, që nga lufta e fundit në Kosovë, krimet e kryera nga forcat serbe mbesin të pandëshkuara. Shumë plagë mbesin të hapura të mijëra familjeve të cilat ende janë në kërkim të personave të pagjetur. Kurse shumë familje të tjera janë në pritje të drejtësisë për masakrat e kryera dhe gjenocidin në Kosovë.
E në kohën kur pritet të kalojë në OBK Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, po kërkohet që ngjashëm të veprohet edhe në rastin e Kosovës.
Masakra e Reçakut është në mesin e shumë masakrave të kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo masakër e cilësuar si krim kundër njerëzimit, ndryshoi historinë e Kosovës dhe tronditi opinionin ndërkombëtar për krimet nga forcat policore e ushtarake serbe kundër civilëve shqiptarë.
E adresimi i krimeve është çështje urgjente që ato të njihen botërisht.
Kështu tha eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, profesor Mazllum Baraliu.
“Përpjekjet deri me tani janë qenë të pamjaftueshme që ta sensibilizojnë opininin ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë. Ështëe mirë që më në fund është bërë një përgatitje për një pandi për gjenocidin kundër Serbise nga insitucionet e vendit, por kjo po shkon ngadalë. Megjithatë, është mirë që me në fund është themelu Instituti për krimet e luftës të dokumentuar në Kosovë..”, deklaroi Baraliu.
Në kohën kur në OKB pritet të diskutohet miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Baraliu thekson nevojën që ngjashëm të veprohet edhe për gjenocidin në Kosovë.
“Do ishte e mirë që të miratohet kjo rezolutë dhe jam i bindur që reflektimi i saj do të shprehet edhe në Kosovë, pse jo të behët edhe një iniciativë tjetër për gjenocidin në Kosovë që të shënohet ndërkombëtarisht”, potencoi ai.
Për këto krime dhe dosjet e pranuara në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe trajtimin e tyre, drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi ka thënë se janë në proces të regjistrimit të materialeve nga Ministria e Drejtësisë, të cilat përfshijnë gjithsej 43 folderë me dokumentacione.
Ndryshe, Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, në shkurt të këtij viti pranoi edhe dosjet e para për krimet e kryera./rtk/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...