Votuesve, të cilët do të shkojnë për të votuar në ditën e zgjedhjeve, nuk do t’iu kërkohet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, por kjo nuk do të vlejë për komisionerët dhe vëzhguesit, e për të cilët masat janë më rigoroze.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se cilat janë masat të cilat duhet të zbatohen nga votuesit në mënyrë që të kujdesën për mospërhapjen e Covid-19.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Nga votuesit, KQZ kërkon zbatimin e masave që tashmë janë të njohura. Këto masa, të cilat kanë ardhur si rekomandime dhe këshilla nga institucionet shëndetësore, janë miratuar nga KQZ-ja në udhëzimin për masat që duhet të zbatohen nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve. Sipas udhëzimit të KQZ-së, votuesit duhet të mbajnë distancën fizike 2m gjatë kohës sa janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim do të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit”, tha Elezi.
Ndryshe nga votuesit, stafit zgjedhor që do të angazhohet dhe vëzhguesve të subjekteve politike do t’i kërkohet të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar me njërën nga dozat e vaksinës apo se kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë të veçantë subjekteve politike të cilat janë certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2021. Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë njoftuar se masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës, janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prandaj, kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyre, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe nga vëzhguesit, do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës apo ta kenë me vete ndonjërin nga testet për Covid-19”, tha Elezi.
Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komisionerëve) dhe vëzhguesve do të kërkohet që ta posedojnë të paktën njërin nga këto dokumente: certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19; testin PCR negative për Covid-19 jo më i vjetër se 72 orë; dëshminë se personi e ka kaluar Covid-19, testin PCR pozitiv, i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë, ose rezultat i testit pozitiv të antitrupave serologjik IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; apo testin e shpejtë antigjen negative jo më i vjetër se 48 orë.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...