KQZ: Vetëvendosje në vitin 2023 shpenzoi mbi një milion e 384 mijë euro

16:34 | 2 Korrik 2024
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë publikuar raportet vjetore financiare të vitit 2023 pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Sipas këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit 2023 ka pasur të hyra mbi dy milionë euro, ndërsa 24 mijë euro më pak se vitin 2022, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje gjatë 2023-ës ka shpenzuar mbi një milion e 384 mijë euro./Arbresh.info/

Të ngjashme