Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që do të rinumërojë 494 vendvotime.
KQZ-ja i ka ndarë në katër kategori vendvotimet të cilat do të rinumërohen, për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.
Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).
Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka thënë se në 370 vendvotime një kandidat ka më shumë vota se subjekti, duke rekomanduar që këto vendvotime që të shkojnë në rinumërim.
“Është duke vazhduar procesi i skanimit të rezultateve që kanë mbetur edhe dy komuna. Nga shërbimi votues nga 19 mijë pako të vlerësuara deri më tani janë aprovuar mbi 22 mijë zarfe të refuzuara janë pjesa tjetër dhe të proceduara janë mbi 31 zarfe nga 19 mijë pako”.
“Sa i përket procesit të materialit të zgjedhjeve të kandidatëve QNR po thuajse i ka proceduar të gjithë formularët që nuk kanë pasur probleme teknike”.
“Janë 35 vendvotime që nuk kanë mundur të kalojnë audutimin. Kategoria e tretë që ka numri me të madh të vendvotimeve është që duhet të vërehet rinumërimi ku janë 370 vendvotime ku një kandidat ka më shumë vota se sa subjekti dhe për këtë është rekomandimi që të kemi rinumërim”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...