Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërimin e një numri të vogël të vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të problemeve të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.
Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen është 23 vendvotime, prej të cilave vetëm 8 për kryetarë të komunave dhe 15 të tjera për kuvende komunale.
Procesi i rinumërimit të tyre do të fillojë pasditen e së enjtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ-ja ka lënë të hapur mundësinë që kësaj liste t’i shtohet edhe ndonjë vendvotim, i cili do të rinumërohet.
Sami Kurteshi i VV-së, kërkoi sqarime përse po ndodhin gabime të kësaj natyre.
“Për gjitha këto sqarime dhe rekomandime, po dua me ditë pse çdo herë këso lloj gabime po ndodhin. A po bëhen qëllimisht apo jo”, tha ai, teksa edhe anëtarët tjerë kërkuan sqarime të tilla.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.
Për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, KQZ-ja nuk ka dhënë akoma një datë të saktë. Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahen më 14 nëntor./EO/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...