Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet në procesin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale që të përfundojnë në proces të rregullt, ku të njëjtat do të organizohen me 22 tetor.
Sipas shifrave nga KQZ, numri i përgjithshëm i kandidatëve për kryetar dhe asamblist të komunave që janë certifikuar për zgjedhjet lokale është 7 mijë e 91 kandidatë.
Ndërsa rreth asaj se ku qëndron pjesa më e madhe e këtyre kandidatëve, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për ‘Indeksonline’ se më shumë i takon kandidatëve nga radhët e Kuvendit Komunal.
“Pjesa më madhe e tyre janë kandidatë për Kuvende Komunale. Gjithsej janë 6 mijë e 887 kandidatë, kurse pjesa tjetër, pra 204 kandidatë, janë kandidatë për Kryetarë të Komunave”, ka thënë Elezi.
Më tej, ai ka treguar edhe statistikat sipas gjinisë se sa kandidatë i përkasin mashkullores dhe asaj femërore.
“Sipas statistikave, në këto zgjedhje pjesë e garës për Kryetarë të Komunave janë 8 femra dhe 196 meshkuj, ndërsa për Kuvende Komunale janë 2 mijë e 400 femra dhe 4 mijë e 487 meshkuj”, ka përfunduar Elezi.
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...