Raundi i dytë u zgjedhjeve lokale, gara e balotazhit, të mbajtura më 19 nëntor 2017, solli rezultatet përfundimtare për kryetarët e komunave të Kosovës, por personat që u përkujdesën për mbarëvajtjen e këtij procesi ende nuk janë paguar nga KQZ për punën e bërë.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për kryetar komunash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte angazhuar komisionerë në të gjitha komunat ku u zhvillua raundi i dytë.
Mediat kanë raportuar se komisionarët ende nuk janë paguar për punën që kanë bërë.
E, lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka sqaruar çështjen e pagesave të komisionerëve për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.
“Listat me emrat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komisionerët) dhe të stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e raundit të dytë (në këtë rast edhe atij në QNR) janë dërguar në Ministrinë e Financave për t’iu transferuar mjetet. Kjo është bërë para festës së vitit të ri”, ka thënë Valmir Elezi për Telegrafin.
Ai sqaroi se arsyeja pse disa prej komisionerëve mund të mos jenë pajisur me pagesë, mund të kenë qenë gabimet teknike, që rëndom ndodhin me dhënien e numrave të llogarive bankare.
“Mund të ndodhë që jo të gjithë t’i kenë marrë mjetet, kryesisht për shkak të gabimeve teknike me numrat e llogarive bankare. Në këto raste, ne kërkojmë që të bëhen përmirësimet në mënyrë që të dërgohen sërish. Jemi duke u marrë me këtë çështje dhe po bëjmë përpjekje maksimale që sa më shpejt ta përmbyllim”, ka përfunduar Elezi. /Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë