Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që nga dita e diel po bëhet punë për të nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve të parakohshme.
Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë që i gjithë materiali i ndjeshëm tashmë është brenda QNR-së.
“Pas procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotim, i gjithë materiali paketohet dhe dërgohet në QNR. Pranimi i materialit nga të gjitha komunat ka ndodhur me datën 15 shkurt, në orët e herhshme të mëngjesit dhe ka vazhduar deri në mesnatë”.
Ahmetaj në Edicionin Special në Klan Kosova, tha që pritet që brenda disa ditëve të nisë numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.
“Kemi shumë procese tjera për t’i kompletuar. Bëhet fjalë për skanimin e listës përfundimtare të votuesve e cila është procesi i parë që bëhet”.
“Pastaj, do të fillojë regjistrimi i të gjithave votave me kusht dhe do të kontrollohen të gjitha të dhënat e votuesve që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të fillojë numërimi i votave me postë dhe me kusht”.
“Përkundër faktit që QNR po punon në tri ndërrime, deri në certifikimin e rezultateve, kemi edhe shumë procese përpara që nuk mund të themi për sa ditë bëhet fjalë, por do të punojmë intensivisht që t’i kryejmë të gjitha këto procese”.
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë