Google ADS

KQZ tregon se kur do të dalin rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave

21:18 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka përfunduar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit, ku në total janë numëruar 32 kuti.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi i votave përmes postës, i cili ka kaluar shifrën 6700. Në fillim të javës së ardhshme pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara, dhe të dalin rezultatet përfundimtare për kandidatë.

Ndërsa sa i përket shpalljes së rezultateve për kuvende komunale, ky proces do të zgjasë më shumë për shkak të numrit të madh të asamblistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme