Google ADS

KQZ tregon se kur do të bëhet pagesa për komisionerët

18:17 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mbi 25 mijë komisionarë të cilët kanë punuar në zgjedhjet e 22 tetorit ende nuk janë paguar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Mirëpo, këta anëtarët e Këshillave të vendvotimeve deri të premten do t’i marrin pagesat e tyre e që kjo shumë është 1 milion e 750 mijë euro.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Indeksonline ka bërë të ditur se deri me tani janë transferuar mjetet për 24 komuna.

“Deri më tani janë transferuar mjetet për 24 komuna. Deri të premten priten të përmbyllen pagesat. Në total vlera e pagesave që do të bëhet është: 1 milion e 750 mijë euro. Pagesat bëhen për Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit dhe për stafin tjetër që angazhohen për Ditën e Zgjedhjeve” ka thënë Elezi.

Numri total i të angazhuarve në zgjedhjet e 22 tetorit është 25 mijë e 311 persona.
“Numri i përgjithshëm është 25 mijë e 311 persona. Është e natyrshme që pjesa më e madhe e shpenzimeve të zgjedhjeve të shkojnë për këtë kategori, pasi numri i të angazhuarve në të gjithë vendin është i madh” ka shtuar Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme