Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00, dalja në votime në 19 komuna ku po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve si dhe për rivotim për kryetar të komunës së Parteshit është 24.39 për qind apo 325 mijë e 726 votues.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se krahasuar me rrethin e parë dalja në votim është me e vogël në këtë raund, shkruan arbresh.info.
“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga 99 për qind të vendvotimeve deri në orën 15.00 kanë votuar 325 mijë e 726 votues apo 24.39 për qind.
Në raundin e parë me 22 tetor në këto komuna kanë votuar deri në të njëjtën kohë 386 mijë e 504 votues apo 28.45 për qind. Duke u mbështetur në informacionet nga qendrat e votimit është duke shkuar normalisht”, ka thënë Daka./arbresh.info
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...