Google ADS

KQZ sqaron rreth votimit në QKUK

15:45 | 14 Shkurt 2021
V. S.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar shqetësimin e SSHKUK-së, për mos prani të ekipeve mobile për votim te pacientët e shtrirë në spital.

Në një konferencë për media, Kryetarja Valdete Daka, ka treguar se ekipet mobile janë shkuar të të gjithë pacientet që janë regjistruar deri më datën 11 shkurt, raporton arbresh.info

“ Regjistrimi i atyre personave që kanë qenë të shtruar në institucionet shëndetësore ka qenë data 11 shkurt. Të gjithë ata që kanë shpreh gatishmërinë të regjistrohen si votues më nevoja të veçanta, ekipet mobile janë shkuar. Ne jemi të vetëdijshëm që nga data 11 deri më sot janë persona të tjerë që janë shtrua në spitale por proceduarat ishin të tilla”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme