Google ADS

KQZ sot mbanë mbledhje, ky është rendi i ditës

09:48 | 8 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë sot mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 13:30.

Sipas një e-mail zyrtar nga ky institucion, mbledhja do të ketë në rend dite këto pika:

 

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 02/2023

  1. Aktivitetet e SKQZ-së
  2. Raportet e Këshillave të KQZ-së
  • Këshilli për Operacione Zgjedhore

–              Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023

–              Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023

  • Këshilli për Buxhet dhe Financa

–              Shqyrtimi dhe miratimi i Raporti të shpenzimeve të derivateve për muajin janar – dhjetor 2022

  • Këshilli për Çështje Ligjore

–              Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit Komunal në Viti, Gllogovc dhe Fushë Kosovë

  • Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

–              Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Estoni dhe Finlandë si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Mal të Zi

4.Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme