Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot, me fillim nga ora 12:00, në zyrat e institucionit.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, përfshihet rekomandimi për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, një hap i rëndësishëm për organizimin e procesit zgjedhor.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 70 dhe 71/ 2024
3. Aktivitetet e Zyrës
– Rekomandim për de certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025
3. Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime.
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për numrin e vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vlerësimin e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike që kanë numër të vogël të votuesve të regjistruar.
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të verifikimit të votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës.
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të QV-së 1710 komuna Pejë
4. Të ndryshme./Arbresh.info
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...
Dyshohet se gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, policia se...
Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për më...
Rama ndan pamje nga ambientet e transformuara sportive të sh...
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...