KQZ sot certifikon rezultatet e balotazhit

11:39 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme e cila do të mbahet nga ora 14:00 do të bëjë certifikimin e Rezultateve Përfundimtare të balotazhit të 19 nëntorit, shkruan arbresh.info.

Në këtë mbledhje, do të prezantohet edhe raporti nga Sekretariati i KQZ-së për rivotimin në Istog më 17 dhjetor, njofton Klan Kosova.

Ky është rendi i ditës për mbledhjen e sotme:

Hyrje;

Raport nga Sekretariati i KQZ-së lidhur me përgatitjet për rivotimin për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut;

Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit 2017;

Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit 2017;

Të ndryshme;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme