Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson të gjithë atyre votuesve të cilët për një arsye të caktuar nuk mund të dalin në qendrat e votimit.
Edhe të dielën e 14 nëntorit kur do të mbahet balotazhi për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave, rutina e ekipeve mobile vazhdon.
Përmes një njoftimi për media, KQZ bënë të ditur se ekipet mobile do të nisen nga Fakulteti i Edukatës Fizike, nesër në ora 09:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjën në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Kjo përfshinë:
Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia,
Personat në spitale,
Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit,
Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor,
Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe
Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri të Kosovë...
Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së ci...
Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 ...
Stavileci, PDK: Tubimet në Prishtinë e Ferizaj treguan se Ko...