Google ADS

KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve këtë javë

11:40 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Java e fundit e muajit qershor është koha kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme nacionale që u mbajtën më 11 qershor të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi duke thënë se këtë javë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve.

“Këtë javë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të 11 qershorit ”, ka thënë Elezi.

Ai më tej ka shtuar se pas shpalljes së tyre fillojnë të rrjedhin edhe afatet e ankesave në institucionet përkatëse.

“Pas shpalljes së tyre, fillojnë të rrjedhin afatet e ankesave në institucionet përkatëse. KQZ-ja do të presë përfundimin e tyre dhe do të shohim se çfarë do të jenë vendimet në ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka thënë Elezi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme