Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë publike një nga një komunat dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
” Në 38 komunat e Kosovës po i shpallim sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë. Në Deçan , Bashkim Ramosaj nga AAK ka marr 64% dhe është fitues i zgjedhjeve”, tha Radoniqi.
Kreu i KQZ-së tregoi se cilat komuna kanë shkuar në balotazh.
Në Gjakovë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini sipas tij, ka marrë 46.00 për qind , ndërsa kandidatja e VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka 37.08% dhe kjo komunë ka shkuar në balotazh.
Po ashtu edhe Gllogovci (Drenas) shkon në balotazh. PDK dhe Iniciativa për Drenasin.
Kandidati i PDK-së për këtë komunë, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.62 për qind të votave dhe pas tij ,Driton Ajazi nga Iniciativa për Drenasin me 30.74 për qind të votave dhe kjo komunë po ashtu shkon në balotazh.
Në Gjilan prin Vetëvendosje me 44.43 për qind. Kandidati i VV-së Alban Hyseni nga VV ka 44.43% pas tij është Lutfi Haziri nga LDK më 43.81% edhe kjo komunë shkon në balotazh këtyre dy kandidatëve.
Edhe komuna e Dragashit shkon në balotazh. Bexhet Xheladini nga LDK ka 34.76 për qind dhe Shaban Shabani nga PDK ka 33.69 për qind .
Komuna e Istogut shkon në balotazh me LDK-në dhe AAK-në. Ilir Ferati nga LDK prin me 40.91 për qind dhe Bek Berisha nga AAK ka 26.61 për qind.
Komuna e Kaçanikut shkon në balotazh me PDK-në dhe Vetëvendosjen. Besim Ilazi nga PDK ka marrë 44.86 për qind, ndërsa Jeton Raka nga VV ka marrë 33.17 për qind.
Në Klinë shkon në balotazh kandidati i AAK-së për kryetar komune, Zenun Elezaj nga AAK 43.10% dhe Esat Raci nga PDK më 27.60% dhe shkojnë në balotazh.
Në Fushë Kosova shkojnë në balotazh LDK dhe VV. Kandidati i LDK-së, Burim Berisha ka marrë 49.96% , pas tij është Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje me 25.33%.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
Ndryshe, 21 komuna kanë shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...