Google ADS

KQZ: Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote

16:31 | 13 Shkurt 2021
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

“Janë gjithsej 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime. Janë 177.662 fletëvotime më pak, që shprehur në përqindje i bie 10 për qind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën dhe asnjëherë nuk është paraqitur mungesa e fletëvotimeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme