“Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet në fillim të javës që vjen”
Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një intervistë dhënë për arbresh.info.
Ai ka thënë se sot po bëhen përgatitjet për numërim të votave me kusht.
“Po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare në nivel vendi janë rreth 26 mijë e 400 vota me kusht deh rreth 2 mijë e 150 vota të personave me nevoja të veçanta. Do të keni një proces të verifikimit dhe shumë shpejt do ta dimë numrin e saktë”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se në fillim të javës së ardhshme do të publikohen rezultatet përfundimtare.
“KQZ i shpall rezultateve përfundimtare pas përmbushjes së disa proceseve, numërimin e votave me kusht, votat e personave me nevoja të veç. Sipas planifikimeve tona në fillim të javës që vjen KQZ do të dal me rezultat përfundimtarë”, ka shtuar ai.
Ndërsa për rezultatin e koalicionit Nisma-AKR-PD, Elezi nuk ka dhënë detaje.
“KQZ ka etapa të caktuara kur publikon rezultatet, po punojmë maksimalisht që rezultati përfundimtar të del javën e ardhshme e me atë rezultat do të bëhen te ditura rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve treguar edhe ecurinë e procesit pas publikimit të rezultateve përfundimtare deri të certifikimi i tyre./arbresh.info/
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...