Valmir Elezi, zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë se sot ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Elezi në Klan Kosova deklaroi se deri të shtunën ka mundësi që këto vota të numërohen të gjitha.
“Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve besojmë së do të dalin në fillim të javës së ardhshme, pra KQZ do t’i shpall të gjitha rezultatet”.
“Me ligjin mbi zgjedhjet menjëherë do të fillojë afati i ankesave ku subjektet politike duhet t’i shpallin ankesat e tyre në institucionet tjera si PZAP dhe Gjykata Supreme”.
“Ne si KQZ duhet të presim vendimmarrjen e këtyre institucioneve, ju mbetet këtyre institucioneve për të vendosur në lidhje me ankesat e subjekteve politike, pra ka pasë raste kur PZAP e ka urdhëruar KQZ-në që të rinumëroj vendvotime”.
“Pra, vendimet e tyre janë urdhëresë dhe në duhet të procedojmë në zbatimin e tyre”, ka thënë Elezi.
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA