KQZ: Referojuni web faqes, deri në mesnatë do të procesohen votimet

23:00 | 6 Tetor 2019
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se nuk do të ketë më konferencë për media deri nesër.

Zëdhënësi i KQZ për media, Valmir Elezi ka thënë se deri në mesnatë do të procesohen dhe të kryhet numërimi i vendvotimeve.

“Nuk do të ketë tjetër konferencë për media për sonte. Të dhënat në web  faqe të KQZ-së do të jenë të përditësuara”.

“Në një kohë të shkurtër do të jetën të dhënat nga të gjitha vendvotimet”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme