Pas reagimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe vetë kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LDK, Përparim Rama, se nuk posedon dokumentacioni të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi për media në KQZ, Valmir Elezi për arbresh.info ka thënë se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do ti njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë.
“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet brenda afatit të caktuar nga Zyra’, tha Elezi.
Tutje Elezi tha se gabimet eventuale janë evidentuar dhe janë ftuar subjektet politike që ti përmirësojnë ato.
“Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet. Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonjë kandidati. Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së”, tha Elezi.
Kujtojmë që Përparim Rama ka reaguar gjatë ditës.
“E kam letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe kam aplikuar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, është deklaruar për Albanian Post, Përparim Rama, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga LDK, për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Nuk kam ide, çka ka ndodhë”, vazhdon më tej Rama duke dëshmuar se letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka që nga qershori i këtij viti.
“E kam marrë dokumentin nga Ministria e Punëve të Brendshme. Tash në qershor e kam marrë letërnjoftimit, shihet data në letërnjoftim”, ka shpjeguar Rama.
Rama i hedh poshtë të gjitha këto pretendime, duke thënë që edhe aplikacioni është plotësuar komfor numrave të cilat i ka në dokumentet personale, zyrtare të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...