KQZ qon në rinumërim 441 kuti pas shpalljes përfundimtare të rezultateve

11:55 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që të qojë në rinumërim 441 kuti të votimit të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.

Kërkesa për rinumërim ka ardhur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesave të kandidatëve për kryetar dhe asamble komunale, shkruan arbresh.info.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja ka kërkuar që të publikohet orari i rinumërimit në mënyrë që secili kandidat që është ankuar të ketë mundësi të marrë pjesë në procesin e rinumërimit.

Rinumërimi ka filluar sot në ora 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme