Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit në Kosovë. Në këtë listë figurojnë 91 qendra të votimit më shumë se në vitin 2014, shkruan arbresh.info.
Ndryshime nuk vërehen në komunat me shumicë serbe Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, derisa në Graqanicë janë shtuar pesë qendra të votimit, dhe në Ranillug janë shtuar tri qendra të votimit.
Komunat me numrin e njejtë të qendrave të votimit me shumicë shqiptare janë Mitrovica, Rahoveci, Juniku, Malisheva dhe Hani i Elezit. Edhe në Komunën e Mamushës do të vazhdojë të jetë vetëm një qendër e votimit, shkruan arbresh.info.
Në të gjitha komunat tjera të Kosovës është shtuar numri i qendrave të votimit.
Fillimisht në vitin 2001 Kosova kishte 498 qendra të votimit, për të arritur në vitin 2007 në 621 qendra të votimit.
Në vitin 2010, sipas të dhënave të KQZ-së ishin 745 qendra të votimit derisa në vitin 2014 kanë qenë 798 qendra në 38 komuna me 1 milionë e 782 mijë e 454 votues. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...