Rreth një mijë e 300 aplikacione të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues, ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri të enjten mbrëma.
Këtë e ka bërë të ditur për FontOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik, janë pranuar 1,295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,208, ndërsa 87 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi, për FrontOnline
Sipas tij, numri më i madh i aplikuesve vjen nga Gjermania (502) e ndjekur nga Zvicra (472), ndërsa nga shtetet tjera numri i aplikimeve është dyshifror.
Elezi ka kujtuar se deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.
Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-së deri më 15 tetor 2021.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...