Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë folur pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani nuk dihet se kur do të fillojë numërimi i atyre votave, pasi që nuk e kanë marrë ende vendimin për të parë përmbajtjen.
“Ne do të presim që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen, dhe do t’iu mbajmë të informuar në kohë për procedimin e mëtejmë, konform detyrimeve ligjore që kemi si institucion”, ka thënë Elezi.
Sot ndërkaq, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura më vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje, ku bashkëngjitur është edhe vendimi i Gjykatës Supreme.
Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje ankohet lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora. Duke qenë se herën e parë, PZAP-ja kishte refuzuar vendimin e Supremes lidhur me rastin e njëjtë./GazetaExpress/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë