Google ADS

KQZ-partive politike: Po na njollosni punën tonë

18:14 | 2 Nëntor 2019
A. B.

Enis Halimi ,kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar përmes një komunikate ndaj partiv politike për akuzat që iu janë bërë ditëve të fundit.

Halimi ka thënë se Sekretariati nuk bën interpretim tëakteve ligjore, vendimeve, rregulloreve etj, por vetëm i zbaton fjalë për fjalë dhe me përpikëri ato, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Reagim publik përkitazi me akuzat dhe njollosjen e punës sonë!

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një sërë sulmesh verbale publike nga subjekte politike tecertifikuara për zgjedhje, në drejtim të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vlerësimi dhe cilësimi publik i punës sonë, që po bëhet nga akterë e formacione të caktuara në

opinonin publik, po njollosë pa të drejtë Sekretariatin e KQZ-së. Një formë e tillë e njollosjesdhe e apostrofimit të emrave të përveçëm dhe ndërlidhjes së tyre me procese të caktuara që janë përgjegjësi ligjore e stafit profesional të Sekretariatit të KQZ-së, ka marrë trajtën e presionitpublik të pamerituar për stafin profesional të Sekretariatit.

Pamundësia e marrjes së vendimeve të nevojshme përkitazi me procesin zgjedhor nga organet qëjanë kompetente për një gjë të tillë- dhe në mungesë të një vendimmarrjeje të tillë si dhedështimit për të shtyrë në mënyrë të sforcuar, joskrupuloze dhe me presion të madh për vendimmarrje dhe procedim në nivel të ekzekutivit-, nuk do të duhej të përbënte arsye për sulm enjollosje ndaj trupës profesionale-teknike, siç është Sekretariati i KQZ-së, i cili është i detyruar

të zbatojë vendimet e KQZ-së, ligjin dhe vendimet e organeve të tjera kompetente dhe jo t’i interpretojë ato.

Pra, Sekretariati obligohet që të veprojë bazuar në ligj dhe jo sipas tekeve e agjendave të akëcilit

akter, që ka fuqinë zhurmuese e linquese në opinon publik, pavarësisht se çfarë roli e funksioniaktualisht ka dhe pavarësisht se nga çfarë interesi aktualisht udhëhiqet dhe mbron.

Për secilin nga këto subjekte dhe për secilin dimension të punës sonë profesionale, ka kanalepërmes të cilave mund të adresohen përgjegjësitë e secilit.

Rruga e sulmit verbal publik dhe etiketimi i stafit profesional të Sekretariatit, duke e paraqituratë si trupë që vepron në mënyrë arbitrare dhe që nëpërkëmb vullnetin e qytetarëve, është rrugë e atyre që frustrohen kur në forume vendimmarrëse adekuate (vendimet e të cilave do të ishinobligative për Sekretariatin) nuk mund të shtyjnë agjenda të caktuara. Por këto rrugë natyrshëm

që janë të destinuara të dështojnë për shkak se Sekretariati është trupë profesionale ekzekutiveme integritet të lartë, të cilin e ka dëshmuar në praktikë tash e sa kohë.

Pozicioni i Sekretariatit, si trupë profesionale-teknike, është shumë i qartë: nuk bën interpretim tëakteve ligjore, vendimeve, rregulloreve etj, por vetëm i zbaton fjalë për fjalë dhe me përpikëri ato.

Edhe kur rregullativa na obligon që të përfshijmë kontigjent të caktuar të votave (e disasubjekteve u konvenon rezultati i tyre e disa të tjerave jo), edhe atëherë kur një vendim na

obligon që të përfshijmë një kategori të caktuar të votave (kur disa subjekteve ju konvenon edisave nuk ju konvenon apo ju konvenon pjesërisht), edhe atëherë kur detyrohemi të rinumërojmë kuti të caktuara (kur disave ju konvenon e disave jo) etj. këtë e bëjmë bazuar në ligj. Ne gjithnjë kemi ndjekur dhe ndjekim trajektoren e profesionalizmit, ligjit dhe rregullativës tjetër që na obligon dhe asnjëherë nuk lëkundemi nga presioni i agjendave, çfarëdoqofshin ato,ose nga interesat meskine të momentit që hisedarët e procesit zgjedhor, varësisht nga pozicioni aktual, mund të kenë.

Një ndjekje e një trajektoreje të tillë ligjore dhe profesionalisht të bazuar, ka mundësuar qëvlerësimet për administrimin e procesit zgjedhor nga akterët e brendshëm dhe të jashtëm, që nga viti 2013 e këndej, të shënojnë trend sinjifikant pozitiv në administrim nga procesi në proces, megjithë vështirësitë me të cilat jemi përballur në vijimësi, si konteksti politik, etnik dhe tjera.

Një sulm publik ndaj një trupe profesionale, e cila zbaton vetëm ligjin, rregulloret dhe vendimete organeve kompetente dhe nuk i nënshtrohet tekeve dhe interesave meskine të asnjë grupi formal e joformal, përveç se mund të rrezikojë sigurinë personale të zyrtarëve që janë pjesë e saj, helmon opinonin publik dhe vë në pikëpyetje kredibilitetin e procesit zgjedhor, i cili, sikundër u tha, që nga viti 2013 ka marrë vlerësime gjithnjë pozitive në administrim të tij, qoftë në raporte vendore qoftë në ato ndërkombëtare.

Pakënaqësitë që palët mund të kenë me procesin zgjedhor, me një kontingjent të votave apo menjë tjetër, me një procedurë të zbatuar në këtë apo atë mënyrë, me ndonjë dimension të administrimit, apo me ndonjë padrejtësi eventuale që konsiderojnë se iu është bërë në proces, ligji ka paraparë instancat në të cilat palët mund të adresojnë kërkesat dhe pakënaqësitë e veta.

Vendimet e instancave vendimmarrëse, qoftë administrative apo gjyqësore, jemi të detyruar t’i zbatojmë në tërësi.

Derisa demokracia në një mënyrë është edhe ‘tërësi e procedurave për ta mbrojtur lirinë dhe tëdrejtat’, atëherë formacionet politike, të cilat garojnë për pushtet, duhet të ndjekin dhe respektojnë me përpikëri procedurat ashtu që të mbrojnë lirinë tonë profesionale. Në këtë mënyrë ato realizojnë edhe të drejtat e tyre. Anashkalimi i procedurave dhe ndjekja e “rrugës së shkurtër” të sulmeve verbale publike, as nuk na e mbron lirinë dhe as nuk ua siguron realizimin e të drejtave të supozuara. Për më keq, na e shpërfaqë papjekurinë tonë si shoqëri në pranimin e demokracisë si mënyrë e veprimit politik dhe angazhimit shoqëror.

Duke e ditur se rruga jonë profesionale dhe e zbatimit të ligjit do të mund të ndeshet edhe në tëardhmen sa me një subjekt e sa me një subjekt tjetër, të përfshirë ose jo në proces zgjedhor, e sigurojmë opinionin publik se Sekretariati do të vazhdojë që me profesionalizëm t’i kryej detyrat e veta, për të cilat obligohet me ligj, rregullore e vendime, dhe do të vazhdojë të mbajë ekuidistancë nga secila palë e përfshirë në procesin zgjedhor. Kjo është e vetmja rrugë që garanton proces zgjedhor me integritet, ndjekjen e së cilës e kemi obligim dhe me të njëherazi i shërbejmë interesit të gjithë shoqërisë sonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme