Komisioni Qendror i Zgjedhje paralajmëron se mund që në të ardhmen ndonjë kandidat apo parti politike të mos certifikohet për zgjedhjet e 6 tetorit.
Subjekti politik mund të mos certifikohet në rast se nuk ka bërë shlyerjen e gjobave.
“Në mesin e detyrimeve ligjore që subjekti politik duhet t’i përmbushë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është edhe: shlyerja e gjobave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar konfirmim me shkrim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nëse subjektet politike që kanë aplikuar kanë paguar plotësisht gjobat” njofton KQZ.
Ndërsa një kandidat mund të mos certifikohet nëse dokumentet që i ka kërkuar KQZ’ja, ai/ajo nuk i ka dorëzuar, e ndër to është edhe Formulari për Certifikim të Kandidatit.
“Subjektet politike të cilat kanë aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje kanë dorëzuar disa dokumente që janë kërkuar nga KQZ-ja, dhe në mesin e tyre është edhe Formulari për Certifikim të Kandidatit. Brenda këtij formulari është dhe një Deklaratë e cila nënshkruhet nga Kandidati, përmes së cilës vërteton se nuk është në asnjë post që do ta bënte të pamundur kandididimin e tij bazuar në Nenin 29” shkruan KQZ.
Ndërsa KQZ ka shkruar se çdo kandidat ose subjekt politik ka të drejtë ankese nëse nuk certifikohet.
“Subjekti politik apo kandidati i cili nuk certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të ankimojë vendimin e KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” njofton KQZ.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët