KQZ nuk shpall rezultatet përfundimtare për komunën e Dragashit

11:26 | 20 Nëntor 2021
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka shpallur rezultatet përfundimtare për komunën e Dragashit.

KQZ në mbledhjen e sotme shpalli rezultatet për 20 komunat tjera, mirëpo jo edhe për Dragashin, shkruan arbresh.info.

Kjo sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesave dhe Parashtresave (PZAP).

“Në Qendrën e Numrit dhe të Rezultateve kanë përfunduar të gjitha rezultatet të parapara në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpall rezultatet pra në rend të ditës janë 20 nga 21 komunat ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aprovim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresave KQZ mund ti shpall rezultatet përfundimtare të të gjitha komunave me përjashtim të rezultateve për komunën e Dragashit”, tha Radoniqi.

Ai tha se derisa palët të ushtrojnë të drejtën e tyre për ankesë në Gjykatën Supreme, KQZ nuk do shpall rezultatet për këtë komunë.

“Siç e dini, të premten, PZAP ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë instiucion lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, shpreh Radoniqi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani lidhur me votat përmes postës.

Pas numërimit të votave Shaban Shabani i PDK-së kishte dalë fitues në këtë komunë, por votat e ardhura me postë e përmbysën rezultatin dhe fitues doli Bexhet Xhealdini i LDK-së me postë të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar./arbresh.info/

LEXO EDHE

PZAP pranon ankesën e PDK-së, anulon votat e diasporës për Dragashin – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme