Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka shqyrtuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit, për organizimin e një referendumi konsultativ për reformën në arsim.
Kjo pasi sipas tyre nuk ka bazë ligjore për ta bërë një gjë të tillë sepse Kosova ende nuk ka Ligj për Referendum, njofton Klan Kosova.
Në përgjigjen e KQZ-së thuhet:
Në bazë të nenit 139 të Kushtetutës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe referendumet, si dhe shpall rezultatet e tyre.
Edhe përkundër kompetencave kushtetuese në organizimin e referendumit, mungesa e ligjit të veçantë për referendum, ia pamundëson KQZ-së organizimin e referendumit.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk e përfshin në kornizën ligjore dhe institucionale referendumin si mekanizëm për deklarim për çfarëdo çështje lokale apo qëndrore, duke përfshirë edhe çështjen e propozuar nga komuna e
juaj. Prandaj, bazuar në arsyet e lartëcekura, kërkesa e juaj është e pabazuar dhe nuk mund të miratohet.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit