Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet evropiane që nga 19 shtatori kanë filluar të votojnë përmes postës për të preferuarin e tyre për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Deri dje, në adresë të KQZ-së kanë arritur 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka thënë se numërimi i këtyre votave bëhet në QNR, pas ditës së zgjedhjeve.
“Periudha e votimit përmes postës po vazhdon. Deri më 1 tetor kemi pranuar 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime. Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.
Ndërkaq të premten përfundon edhe fushata 10 ditëshe e partive politike. /Telegrafi/
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...