Kryetarja e KQZ, Valdete Daka tha se vëzhgimi i zgjedhjeve nga BE është I mirëseardhur në Kosovë dhe se do të përmirësoj imazhin në vend.
“Falënderoj zyrën e BE-së në Prishtinë për pjesëmarrje. Pa dyshim vëzhgimi i zgjedhjeve është një nga pjesët thelbësore të procesit zgjedhor. Misioni i BE është i mirëseardhur në Kosovë dhe do të përmirësoj imazhin tonë”, tha ajo.
Daka tha se përveç vëzhguesve të BE do të ketë vëzhgues edhe të partive politike dhe shoqërisë civile.
Zëvëndësshefi, Riccardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se së shpejti në Kosovë do të vijë një ekip bazik I vëzhguesve dhe do të vëzhgoj procesin e zgjedhjeve.
“Do te kemi një ekip bazik të vëzhgimit që do të vijnë ne Kosovë. Ne ditët ne vazhdim do te kemi numrin e sekt të vëzhguesve dhe presim nga zyra e BE së të zgjedh kush do të jetë në krye te vëzhgimit”.
Ai tha se rekomandimet nga zgjedhjet e kaluara nuk janë implemetuar shumë.
“Të përmirësojnë procesin zgjedhor. Rekomandimet në të kaluarën jo shumë prej tyre janë implementuar. KQK ka shume punë ne mënyrë që te implementohen këto rekomandime nga proceset e kaluara”./Arbresh.info/
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...