Gjendja me pandeminë COVID19 tashmë ka filluar të përmirësohet, megjithatë ende nuk është marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në veri të Mitrovicës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shtyrë për një afat të pacaktuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në këto dy komuna. Ato mbeten pa kryetarët e tyre pasi ata morën poste në Qeverinë e Kosovës.
E, nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për arbresh.info thonë se është duke u përcjell situata me pandeminë, dhe se në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave do të merret vendimi.
“Presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur”, thuhet në përgjigje.
Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të presidentit që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaron se janë të gatshëm t’i përmbushin obligimet kushtetuese për organizimin e këtyre zgjedhjeve në çdo kohë që kërkohet.
“Për sa i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka ndryshuar diçka që nga koha kur këto zgjedhje janë shtyrë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës për shkak të pandemisë. Qëndrimi i KQZ-së mbetet i njëjtë: do të përmbushim obligimet kushtetuese për organizimin e këtyre zgjedhjeve në çdo kohë që kërkohet. Ndërkaq, çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurisht se janë institucionet tjera që mund të japin përgjigjet e tyre”, shprehet Elezi për arbresh.info.
Shtyrjen e mëtejshme të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të këtyre dy komunave e sheh të panevojshëm, njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu.
Baraliu vlerëson se domosdoshmërish duhet të shpallën zgjedhjet nga ana e Presidentit dhe të mbahen sa më parë në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore.
“Po patjetër është dashur te mbahen zgjedhjet pa marr parasysh pandeminë sepse ka mundësi dhe mënyra sipas në bazë të udhëzimeve të organizatës botërore të shëndetësisë dhe standardeve të tjera që kanë përdorur shtet e ndryshme ku kanë mbajtur zgjedhje dhe i kanë mbajtur me sukses dhe nuk është zgjeruar tej mase përmasa e COVID19. Kështu që duhet të mbahen zgjedhjet për arsye se janë afate Kushtetuese dhe ato janë tejkaluar për shkak të rrethanave në Podujevë edhe në Mitrovicë të veriut domosdoshmërish duhet të shpallën zgjedhjet nga ana e Presidentit dhe të mbahen sa më parë”, thotë Baraliu.
Kryetarët e këtyre dy komunave aktualisht mbajnë pozita në nivelin qendror të qeverisjes, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër, dhe Agim Veliu, Ministër i Brendshëm./A.Zeka/arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...