Google ADS

KQZ: Në këto zgjedhje votuan 24 mijë e 595 votues

20:32 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka mbajtur  konferencën e tretë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të  ditur se janë mbyllur të gjitha vendvotimet (87) dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë problem.

KQZ gjithashtu njofton se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.

Kryetarja e KQZ-së ka falënderuar  komisionerët apo anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për punën gjatë ditës së sotme si dhe i inkurajojmë që gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet me përpikmëri.

Gjithashtu, në emër të KQZ-së, Daka falënderoi edhe institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e dhënë.

Për  fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm./Arbresh.info

 

 

   Komunat Numri i votuesve

2019

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00
2017 2019
   LEPOSAVIQ 18 164 7 770 43.78% 7 550 41.57%
   ZUBIN POTOK 8 535 3 909 46.54% 4 331 50.74%
   ZVEÇAN 9 229 3 943 43.48% 4 169 45.17
   MITROVICË E VERIUT 22 055 8 269 37.94% 8 545 38.74%
57 983 23 891 41.90% 24 595 42.42%

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme