Anëtarët e KQZ-së kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet që ka pasur KQZ-ja në shpalljen e rezultateve preliminare si në zgjedhjet nacionale, ashtu edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Sami Hamiti nga radhët e LDK-së tha se ka qenë qesharake që në zgjedhjet e sivjetme portalet dhe gazetat i kanë publikuar rezultatet para KQZ-së, shkruan arbresh.info.
“Kemi tri raste që po dështon ose operatori ose ne. Ka dështuar paraqitja e rezultateve preliminare në zgjedhjet nacionale. Kemi mbetur këtu deri në ora 11 të natës. Krejt procesi po shkon mirë gjithë ditën dhe në fund jo. Njëjtë ka ndodhur edhe më 22 tetor. Të gjitha portalet dhe televizionet i qesin rezultatet ndërkaq KQZ-ja nuk ka rezultate. Pse po na ndodh gjithmonë?. Kemi dalë qesharak, në ora 1:00 kanë dalë rezultatet, ndërkaq të gjitha gazetat dhe portalet i kanë pasur”, ka thënë Hamiti.
Shqetësimin e tij e ka mbështetur edhe Betim Gjoshi nga PDK-ja i cili tha se operatori përgjegjës duhet të dëmshpërblej për prishjen e imazhit të KQZ-së.
“Ne duhet të kërkojmë dëmshpërblim për humbje të imazhit dhe seriozitetit të institucionit. Kjo na ka dëmtuar sepse në disa palë zgjedhje kemi qenë pikë referuese për mediat dhe për të gjithë”, ka thënë Gjoshi.
/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...