KQZ miraton kërkesën e PZAP-it, për rinumërim në Prishtinë dhe Prizren

12:45 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të çuar në rinumërim Prishtinën e Prizrenit, u miratua me shumicë votash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se do të bëhet rinumërimi i  plotë i votave në Prishtinë, e Prizren. Ndërsa i pjesshëm në Dragash (35) e Rahovec (3), raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Vetëvendosjes në (KQZ), Adnan Rrustemi tha se vendimi i PZAP-it, e suspendon vendimin e qytetarëve. Rrustemi tha se në asnjë vendvotim në Prishtinë e Prizren, nuk ka pasur vërejtje nga partitë politike as në ditën e votimit, as të numërimit të votave.

“Kërkoj nga (QNR) që të vazhdoj numrimin e votave me kusht qysh e kanë palnifiku. Si ka mundësi me ditë parregullësi të votave që s’janë hap e s’janë numru.   Kërkojmë të mos hyjë në rend dite kjo pikë”, tha Rrustemi.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i tha Rrustemit që nuk ka nevojë të bëhet presion. Rrustemi ka replikuar duke thënë se vendimi i PZAP-it është krejtësisht politik.

Ndërsa, Ilir Gashi tha se vendimi i PZAP-it të hyj në rend dite.

“Jam pro këtij vendimi dhe të vazhdojmë tutje më rinumrim”, ka thënë ai.

Pro vendimit të PZAP-it ishte edhe Sami Hamiti i LDK-së në KQZ.

“Për vendimet që i ka marrë PZAP absolutisht ne nuk duhet të ndërhyjmë. Le të vërtetohet le të legjitimohet. Kjo është shumë mirë edhe për subjektin VV-së”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme