Google ADS

KQZ miraton 19 qendra të votimit për zgjedhjet në veri

14:02 | 14 Prill 2023
Emir Abduramani

KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u vendos që numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, ku 6 prej tyre janë qendra votimi të rregullta, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative.

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në koordinim me organet e sigurisë siç është Policia e Kosovës.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve në këto zgjedhje gjithsej është 43 mijë e 500, të cilat do të shpërndahen ditën kur do të mbahen zgjedhjet.

Slogani dhe logoja për zgjedhjet do të jetë “Për Komunën tënde voto” /Arbresh.info

 

Të ngjashme