Google ADS

KQZ merr vendim që qytetarët të votojnë me letërnjoftim të skaduar 

15:29 | 12 Gusht 2021
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati, transmeton arbresh.info.

“Ky vendim i KQZ-së vlen edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Ky vendim i KQZ-së vjen duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjëjen e KQZ-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme